
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji, nis nga Durrësi një mori takimesh me demokratët dhe strukturat e kësaj partie.
Pavarësisht një mesazhi që më herët i është shpërndarë anëtarëve të PD-së, ku i kërkohet të mos marrin pjesë në këtë takim, ndërsa u kërkohet të distancohen, duket se disa nga drejtuesit e strukturave lokale i kanë dhënë mbështetje.
Nga raportimet mësohet se mes mbështetësve janë kryetari i grupit të këshilltarëve të PD në Bashkinë Durrës dhe ish-drejtues i Foltores, Tan Burgia; nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi; ish-deputeti Pëllumb Berisha; sekretari i Degës Arlind Boshku; sekretari organizativ Nikolin Radovani; si edhe Luan Hoti, ish-kryetar i degës së PD-së dhe kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e 2023-it, kohë kur vulën e PD-së e kishte grupimi i Lulzim Bashës.
Në takim do jenë të pranishëm gjithashtu drejtues strukturash, ish-deputetë dhe drejtues ndër vite, si edhe pjesa dërrmuese e drejtuesve të grupseksioneve.
Deputetët më të votuar të Qarkut të Durrësit, Aulon Kalaja dhe Ndrec Pjetri, do të jenë gjithashtu pjesë e mbledhjes. Gjithashtu mësohet se takimit i është bashkuar edhe Ilir Alimehmeti, kandidati më i votuar i listës së hapur të PD-së në Tiranë, i cili nuk arriti të marrë mandat deputeti.
Lini një Përgjigje