
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër deklaratë të fortë politike, këtë herë duke e cilësuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si viktimë të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë intervistës në Syri TV, Ahmetaj deklaroi hapur se Rama ka qenë ai që e ka çuar Veliajn drejt burgut, jo për drejtësi, por për spektakël dhe llogari politike.
-Erion Veliaj thotë më futi Rama në burg.
Ahmetaj: E ka futur Rama në burg. Po. Erion Velinë, më fal se do të kthehem prapë këtu. Erion Veliaj është viktimë e Ramës. Dhe e ka gënjyer në mënyrë të vazhdueshme për të bërë spektakël që ta arrestonte në zyrë. Edi Rama është tallur me Erion Velinë dhe e ka degjeneruar publikisht me qëllim. Për statistikë, për heqje qafe dhe po ta shikoni përse e ka futur në burg, s'ka lidhje fare me depozitën. Se e mban...
-Se depozita është e Ramës.
Ahmetaj: O se depozita s'duhet ngacmuar, se i kthehet Erion Veliaj thotë atij unë i kam bërë për ty këto. Dhe po ta shohësh ti, i lirojnë asetet X-it dhe Y-it.
Lini një Përgjigje