
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar një tjetër episod tronditës nga prapaskenat e pushtetit, duke deklaruar se ka parë mesazhe telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe një tjetër personi kundër tij.
Në intervistën e dhënë për Syri TV, Ahmetaj tha se këto komunikime lidhen drejtpërdrejt me emërimin e tij si zëvendëskryeministër.
Ahmetaj: Unë ju thashë edhe në intervistën, unë kam parë SMS të kreut të organizatës. Kur dikush i thotë, po ti na premtove që do ta shkrije, pse e bëre zëvendëskryeministër? E kam të ndarë unë me një nga ish-kolegët e mi këtë gjë. Dhe do t'i kthehem një moment këtij ish-kolegut se kam një falje për t'i kërkuar.
Dhe Rama thotë dardha e ka bishtin mbrapa. Dhe pastaj filloi intriga. Dhe vjen se ju referove këtë dubëll standardit. Në njërën anë thotë, po të isha unë prokuror dhe gjyqtar...
-Do zgjatem dhe pak këtu sepse kjo është interesante. Një ish-kolegu juaj ka SMS me kryeministrin kur i thotë...
Jo, jo jo jo, jo ish-kolegu im. Një person i tretë.
-Ka SMS me kryeministrin...
Po, po, një nga këta që del...
-Pse e bëre zëvendëskryeministër?
Një nga këta që del tek lotet T T V V, K K, B B, L L. Po. Po. I shkruan kryeministrit, pse e bëre zëvendëskryeministër? Ti na the që do ta shkrije, pse...
-Edhe përgjigja e kryeministrit?
Dardha e ka bishtin mbrapa. Po nuk ka rëndësi më.
Lini një Përgjigje