Politike12 Shtator 2023, 10:38

Edi Rama, negociata sekrete me grekët nga Nju Jorku

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama, negociata sekrete me grekët nga Nju Jorku
Alexander Karloutsos dhe Edi Rama

I frikësuar për ndonjë nga ato prapaskenat e frikshme që përgatisin grekët, Rama ka sponsorizuar në fshehtësi të plotë takime me pjesëtarë të lobit grek në SHBA.

Edhe pse hiqet sikur nuk e vret shumë mendjen për bllokadën që i kanë shkaktuar grekët pas burgosjes së Fredi Belerit, Edi Rama, i frikësohet një bllokade serioze që mund t’i sjellë Athina. E cila, edhe pse jo aq e fuqishme sa më parë, gjithsesi në rajon ka influencën e vet.
Shembulli është Maqedonia e Veriut, e cila edhe pse ka ndryshuar emër 3-4 herë nuk po gjen qetësi. Ndërkohë që politikanë me mbështetje të fuqishme si Nikolla Gruevski po e shtyn jetën në ekzil, pikërisht sepse hyri në luftë me Athinën.

I frikësuar për ndonjë nga ato prapaskenat e frikshme që përgatisin grekët, Rama ka sponsorizuar në fshehtësi të plotë takime me pjesëtarë të lobit grek në SHBA.

Gjatë ditëve që do të qëndrojë në Nju Jork, që prej ditës së sotme, kreu i qeverisë pritet që të takohet me disa pjesëtarë të lobit grek në SHBA, duke përfshirë edhe disa himariotë të njohur në sillogjet nacionaliste.

Një nga këto është edhe Father Aleksi, përkatësisht Alexander Karloutsos, numri dy i Kishës Ortodokse Greke në Amerikë, të cilin Rama e takon rregullisht që prej vitit 2020.
I afërt me Presidentin amerikan Joe Biden, Father Alexi është edhe drejtues në fondacionin që mban emrin e djalit të ndjerë të presidentit të SHBA, Beau Biden.

Përveç një lobimi për të hyrë në paradhomën e Joe Biden, qoftë edhe për disa momente, mësohet se Rama do të takojë priftin grek për të lobuar që Greqia të heqë bllokadën ndaj qeverisë së tij.
Vetëm para pak ditësh, Partia Popullore Europiane, që është grupi më i madh politik në BE miratoi një rezolutë mjaft të ashpër për rastin Beleri.

Edi Rama po lobon për një takim me kryeministrin Micotaqis në margjinat e OKB-së, ku krerët e shteteve shkojnë për të marrë pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme.
Këto negociata, sipas të gjitha gjasave pritet që të sjellin edhe një tërheqje për rastin Beleri, ku më e mundshmja është lejimi i betimit përpara fundit të këtij muaji, kur mbaron edhe afati kushtetues për kreun e zgjedhur të bashkisë së Himarës.

Edi Rama u takua për herë të parë me Father Alexin në dhjetorin e vitit 2020, e pikërisht pas këtij takimi, arriti të hyjë në zyrën e Albert Bourlas, greko-hebreut që drejton shumëkombëshen Pfizer për blerjen e vaksinave anti-Covid në një kohë kur ata kushtonin sa 'frëngu pulën'.

Burlas më pas erdhi edhe në Tiranë, ku dhe shërbeu si një aliazh në lubrifikimin e marrëdhënieve ndërmjet Edi Ramës dhe Qirjako Micotaqis, i cili më shumë se mik i Edi Ramës, është mik i Father Alexit. Vetë axhenda intensive që do të ketë Rama në SHBA, ndërkohë që për në OKB ka lënë Bajram Begajn dhe ministrin e ri të jashtëm Igli Hasani, flet për ankthin e kryeministrit për problemet me grekët./Pamfleti

edi rama negociata sekrete me grekët nju jorku