Politike12 Shtator 2023, 08:33

"Keni ambicie për t'u bërë kryetar i Partisë Demokratike?", Gazment Bardhi i përgjigjet gazetarit

Shkruar nga Pamfleti
"Keni ambicie për t'u bërë kryetar i Partisë
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", për të folur për krizën e vazhdueshme dhe të pambarimtë të opozitës dhe përpjekjet për bashkimin e grupit parlamentar. 

Bardhi u pyet nga gazetari Andi Tela, nëse ka ambicie për të qenë ai kryetari i Partisë Demokratike. 

Ai nuk e mohoi një gjë të tillë, por tha se nuk e ka këtë ambicie në këtë moment, por ndoshta në të ardhmen! 

"Patjetër çdo njeri ka ambicie që kur angazhohet në një forcë politike, të arrijë majën. Në këtë moment jo, nuk e kam menduar. Patjetër nuk jam njeri pa ambicie", deklaroi Bardhi. 

gazment bardhi kreu i pd