Politike15 Prill 2023, 14:29

"Elbasani në udhëkryq", Luçiano Boçi në çeljen e fushatës: Çdo vonesë mund të jetë fatale!

Shkruar nga Pamfleti
"Elbasani në udhëkryq", Luçiano Boçi në

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka çelur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kandidati i koalicionit për Bashkinë Elbasan Luçiano Boçi ka deklaruar se ka qenë pikërisht nevoja për ndryshim ajo që e ka bërë të garojë si qytetar i parë i Elbasanit.

Boçi u shpreh se qytetarët janë zemëruar dhe kërkojnë ndryshimin. 

"Faleminderit që jeni në këtë hapje madhështore që flet qartë për fitoren tonë. Të marrim në duar fatet tona dhe të nisim betejën tonë të jetës. Beteja që kemi para nuk është si betejat e dikurshme. Beteja jonë është një betejë thelbësore vlerash! Beteja jonë nuk ka kurrfarë egoje personale, pasi ajo është një betejë e pastër për qytetarët. Ju ftoj të luftojmë më pasion betejën tonë! Ajo që më ka sjellë para Elbasanit është kërkesa e tyre për ndryshim! Besimi nuk ka qenë kurrë kaq i lëkundër dhe i brishtë. Elbasanasit janë të zemëruar nga ajo që nuk përmirësohet kurrë në jetën e përditshme."- tha Boçi.

koalicioni “bashkë fitojmë” luçiano boçi