
Igli Cara, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit ka mbajtur një fjalë në çeljen e fushatës në “Air Albania”.
Ai u shpreh se porti duhet të identifikojë qytetin dhe shtoi se kjo pasuri kombëtare nuk mund të grabitet me VKM dhe të prodhojë biznes për klanin Rama-Dako-Sako.
“Ndryshimi në bashkinë e Durrësit është emergjencë lokale dhe kombëtare, Duhet t’i kthehet qytetarëve sepse bashkia në duart e qytetarit është edhe lajtmotivi ynë në këtë fushatë. Ndryshimi duhet të ndodhë që edhe vatrat tona të mos mbeten bosh.
Ndryshimi duhet të ndodhë në Durrës për t’i dhënë fund arrogancës së pushtetit, klientelizmit, patronazhistëve dhe një grusht njerëzish të kthyer në bandë qeverisëse. Porti duhet ta identifikojë qytetin, por kjo pasuri kombëtare e nuk mund të grabitet me VKM dhe miliarda euro të prodhojnë biznes për klanin Rama Dako Sako. Duhet t’i jepet frymëmarrje iniciativës së lirë”, u shpreh Cara.
Lini një Përgjigje