TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2025, 15:56

Emiriana Sako mashtron Ramën/ Dorëheqja e drejtorëve sa për sy e faqe, shumica sot janë ende në detyrë

Shkruar nga Pamfleti

Emiriana Sako mashtron Ramën/ Dorëheqja e drejtorëve sa për

Tre muaj pasi drejtorët e Bashkisë së Durrësit dhe ndërmarrjeve në varësi të saj dhanë dorëheqjen pranë kryetares së bashkisë Emiriana Sako, vetëm një pjesë e tyre janë larguar nga drejtimi.

Të tjerë, me pozita më të forta, nuk kanë lëvizur nga detyra dhe sipas burimeve nga kjo bashki, do të vijojnë të jenë drejtues të drejtorive përkatëse, mes të cilëve dhe Roni Shqopa, Ardian Iljazaj, Valbona Qirjako etj. Në detyrë mësohet se do të qëndrojnë dhe dy nënkryetarët e bashkisë Elio Jani dhe Gentian Kallmi, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.

Ndërkaq dorëheqja e administratorëve të njësive administrative në zonat rurale dhe qytet qe pranuar në shtator nga Sako dhe ata janë zëvendësuar në fund të muajit shtator dhe fillim të tetorit.

Dorëheqjet u dhanë menjëherë pas kërkesës së kryeministrit Rama për një rifreskim të stafeve drejtuese në bashki dhe jo vetëm.

Për 5 nga drejtorët e larguar, deri tani, Bashkia e Durrësit ka shpallur pozicion për vend të lirë pune.

Më poshtë, lista e drejtorëve të bashkisë dhe ndërmarrjeve të saj të cilëve u është zyrtarizuar largimi dhe e të tjerëve që e mbajnë detyrën.

-Roni Shqopa, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore – Qëndron në detyrë

-Ardian Iljazaj, Drejtoria e Shërbimeve – Qëndron në detyrë

-Valbona Qiriako, Drejtoria e Buxhetit – Qëndron në detyrë

-Lorenc Smajli, Drejtoria e Turizmit – Qëndron në detyrë

-Alneida Rroshi, Drejtoria Ligjore – Qëndron në detyrë

-Oneda Deliallisi, Drejtoria e Auditit të Brendshëm – Qëndron në detyrë

-Meme Xhaferaj, Drejtoria e Shërbimit Social – E larguar

-Lorenc Facja, Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike – I larguar

-Ermal Lufo, Drejtoria Ekonomike – I larguar

-Robert Dervishi ,Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit – I larguar

-Ardian Gurra, Drejtoria e Arsim -Kulturë- Sport-Komunitete Fetare – I larguar

-Dhurata Gjoka, Drejtoria e Burimeve Njerëzore – Del në pension

-Vasip Çopa, Policia Bashkiake – I larguar

-Dorian Mema, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit – I larguar

-Leonard Haka, Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit, kalon drejtor te APU (Agjencia e Parqeve Urbane)

-Alton Kasembi, APU, kalon drejtor te Ndërmarrja e Pastrim Gjelbërimit

-Aljon Hysko, Drejtoria e Rrugëve – Qëndron në detyrë

-Ermal Kapllani, Drejtor i Ndërmarrjes Komunale Plazh – Qëndron në detyrë/ Top Channel

 

1 Komente

  1. b
    besa

    Pse Rama perse e beri, per permiresimin e punes?!?!!! Jane flluska, eshte si cdo gje tjeter e ekesaj qeverie PROPOGAND. Demagog i lindur kryeminiwter. Mos e merrni seriozisht ju lutem!

    Lini një Përgjigje