Politike14 Prill 2023, 10:32

Escobar e paralajmëroi; filorusi Berisha do ta ketë shumë keq punën

Shkruar nga Pamfleti
Escobar e paralajmëroi; filorusi Berisha do ta ketë shumë keq
Spartak Ngjela

"Po ky Rama, ku kullot? Mos ndoshta edhe Rama kullot njëlloj si Saliu nëpër livadhet e Moskës dhe Beogradit?"

Akoma do të vijojë Berisha t'i besojë marrëzisë së tij për të shtypur frikën e tij të brendshme që ka tre vite që po e mundon? Ende do të vijojë ai të shpresojë për heqjen e nongratës kundërt tij, nga Shtetet e Bashkuara?

Edhe tani që dëgjoi në Tiranë mendimin për të direkt nga Departamenti i Shtetit Amerikan do vijojë të punojë në Shqipëri me Moskën kundër Uashingtonit?

Akoma do livadhisë Berisha nëpër Shqipëri për të vijuar retorikën e tij shterpë kundër Amerikës?

Por, pyetja më e rëndësishme këtu është kjo:

A ka Saliu një qendër antishqiptare e cila e ka paguar atë dhe e ka mbështetur vazhdimisht për të vepruar kundër interesit shqiptar?

Sigurisht që e ka.

Por, zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar,  direkt tha dje që Berisha është forcë ruse. Domethënë që ka pasur dhe ka vartësi edhe nga Beogradi.

Po shqiptarët?

Po SPAK kështu do ta lërë?

Po politika amerikane, a do t'ia paraqesë këto prova edhe SPAK-ut.

Duhet të presim që të shohim se si do të ecë kjo çështje.

Kurse Shqipëria dhe shqiptarët duan shkatërrimin e parasë së Moskës dhe Beogradit në Tiranë.

Por, me kë do ta bëjnë shqiptarët të gjithë këtë hap në favor të zhvillimit të Shqipërisë, me Ramën?

Jo, me Ramën, kurrë!

Atëherë?

Politike e lartë amerikane tha dje në Tiranë se Shtetet e Bashkuara kanë një interes të madh dhe miqësi te madhe me shqiptarët dhe e kanë Shqipërinë aleatin më të ngushtë në rrafsh botëror.

Kurse Berisha, tha Escobar, i përket të kaluarës.

Po Rama, akoma do të vazhdojë të shkatërrojë Shqipërinë duke mbajtur Berishën?

Po ky Rama, ku kullot? Mos ndoshta edhe Rama kullot njëlloj si Saliu nëpër livadhet e Moskës dhe Beogradit?

Gjithçka mbetet për t’u parë, se interesi i Shqipërisë tani është i lidhur me luftën Rusi Ukrainë.

Politika amerikane po kërkon të shkatërrojë ekonomikisht Rusinë me Luftën në Ukrainë.

Por a do ta realizojë Amerika këtë plan brilant që po zbaton duke e ndihmuar ushtarakisht Ukrainën?

Sigurish që do ta realizojë, se Rusia po hyn në një krizë dyfishe: edhe politike, edhe ekonomike.

Po filorusët tanë në politikën e lartë të Shqipërisë, çdo të bëjnë?

Keq do ta kenë; madje - shumën keq do ta kenë.

Prisni dhe shikoni...

spartak ngjela vizita e escobar ne tirane sali berisha lidhjet ruse