TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2023, 10:26

Lorenc Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë euro për Shkodrën, projektet do të financohen nga qeveria

Shkruar nga Pamfleti
Lorenc Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë euro për
Analisti Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, premton që të fitojë me një ofertë prej 50 milionë eurosh që do të zbatohen në projekte.

Sipas analistit këto projekte do të financohen nga qeveria.

"Mentaliteti i bastionit, i votës së palëvizshme, është mentalitet i viteve ’90, që duhet përmbysur. Sot është gara më interesante për Shkodrën, sepse në vitin 2015 ka patur një mobilizim të të majtës, kur Rama me Metën donin me çdo kusht ta merrnin, por nuk arritën.

Sot, Rama, i vetmuar, po i qaset Shkodrës me një mënyrë tjetër, i kompleksuar që partia e tij ka 30 vjet që nuk e merr. 

Po afrohet pa zhurmë, pa bujë. Ka çuar si të deleguar atë që e quajnë në Tiranë “mëkëmbëse”, Elisa Spiropalin, kanë një pune kapilare me një kandidat që vjen nga e djathta dhe mbi të gjitha që është konsideruar administrator i zoti. 

Oferta e fundit e Ramës është gjithashtu cinike. Ai do të firmoste në tavolinë, përveç Tiranës, humbjen në çdo bashki, me kusht që të merrte Shkodrën. 

Kanë filluar të rrëfejnë tani që z. Beci po mbërrin në Shkodër me një ofertë prej 50 milionë eurosh, me projekte që do t’i financojë qeveria", tha Vangjeli.

 

benet beci vangjeli rama 14 maji

Lini një Përgjigje