Politike11 Prill 2023, 16:29

Escobar zbarkon në Tiranë, nis takimin me kryeministrin Rama

Shkruar nga Pamfleti

Escobar zbarkon në Tiranë, nis takimin me kryeministrin Rama

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mbërritur në Tiranë ku dhe ka nisur turin e takimeve me krerët e shtetit dhe politikës shqiptare në ditën e parë të vizitës në vend.

Në orët e pasdites ai mbërriti në ambientet e Kryeministrisë ku do të zhvillojë një takim me shefin e qeverisë shqiptare, Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Socialiste. Ndërsa më pas në orën 17:00 ai do të takohet me presidentin e vendit Bajram Begaj.

Vizita e tij vjen vetëm 3 ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale dhe në fokus të takimeve pritet që të jenë zgjedhjet e 14 majit, reforma në drejtësi, situata politike në vend dhe gjithashtu marrëveshje e Kosovës me Serbinë.

Zyrtari i lartë amerikan pritet që takimet me përfaqësuesit e opozitës ti zhvillojë një ditë më pas, kur të mërkurën do të diskutoj me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njëkohësisht drejtues i koalicionit "Bashkë fitojmë". Axhenda do të vijojë më pas me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë që ashtu si dhe pritej Escobar nuk do të ketë takim me ish- kryeministrin Sali Berisha, i cili është i shpallur person non grata nga SHBA.

escobar rama takimi