
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari në rubrikën “Sy m’sy”, i cili kërkoi llogari për 12 vitet e qeverisjes së tij.
I pyetur se “çfarë bëri në 12 vite?”, Rama u justifikua duke thënë se ka transformuar vendin duke e çuar në prag të Bashkimit Europian dhe duke ndërtuar shkolla dhe spitale të reja”.
“Kemi bërë 1 mijë kilometra rrugë europiane në mbarë vendin. E solla Shqipërinë në pragun e BE-së, kemi ndërtuar shkolla dhe spitale të reja”, tha Rama.
Kryeministri ka kritikuar kritikuar ashpër opozitën teksa tha se do të vetëshkatërrohen ndërsa shtoi se PD do të humbasë zgjedhjet.
“Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, dinë vetëm të vetëshkatërrohen. Prandaj në zgjedhjet e ardhshme do të marrin rezultatin më të keq që nga viti 1997”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje