
Në rrjetet sociale qarkullojnë disa video që pasqyrojnë gafat apo lapsuset e Sali Berishës, kreut demokrat dhe drejtuesit të koalicionit “Aleanca Shqipëria Madhështore” në fushatën për zgjedhjet e 11 majit.
Në jo pak raste këto sekuenca janë bërë virale, por drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela, ka gjetur një justifikim lidhur me gafat e ish-Kryeministrit që po kërkon një rikthim të 3-të në pushtet.
Në një intervistë në Syri TV, Lela tha gafat ndodhin për shkak se Berisha ka lexuar rreth 1200 faqe për çdo pjesë të programit dhe kur realizon 3-4 takime në ditë, nuk është kaq e jashtëzakonshme të bësh gafa.
Nga zgjedhjet e 11 majit kanë mbetur pothuajse 20 ditë, ndërsa kreu demokrat po përpiqet të shpalosë një program, kryesisht mbi çështjet ekonomike, duke shpresuar në këtë mënyrë se kjo është pika që vlerësojnë më shumë votuesit. Në anën tjetër, Kryeministri Edi Rama po përdor kartën e integrimit në BE si armën më të fortë për mandatin e 4-t qeveritar rradhazi.
Lini një Përgjigje