
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar se dy muajt e fundit ka pasur disa oferta të ndryshme nga ana e Partisë Socialiste.
Ai theksoi se propozimi lidhje me idenë e një qeverisje të gjerë, për t’iu paraqitur ndërkombëtarëve një ide që bashkëpunon me të rinjtë.
“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht. Për këtë është në dijeni edhe kryesia e lëvizjes sonë, pasi i kam vënë në dijeni në çdo rast kur ka ndodhur. Ka qenë koncepti i një qeverisjeje me bazë të gjerë, për t’i dhënë Shqipërisë te ndërkombëtarët një ide të një klase politike që zoti Rama bashkëpunon edhe me të rinjtë, ndërkohë që me opozitën e Sali Berishës nuk merret”, tha Lapaj në studion e “Debat” në A2 CNN.
“Unë e kam refuzuar, pasi nuk besoj te besëprerja”, theksoi Lapaj.
Kur iu vu në dukje se një ofertë të ngjashme, partnerët e tij jo domosdoshmërisht e kanë refuzuar, Lapaj tha: “Nuk aludoj dot, nuk shpif dot. Ajo që mund të bëj është që daja i zotit Shabani mos ta marrë dot atë mandat sepse po e mori, mund të shkojë nesër te zoti Rama”.
Lini një Përgjigje