
Adriatik Lapaj, deklaroi se “krisja” e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ndodhi kur daja i Endrit Shabanit vendosi të tërheqë dorëheqjen.
Ai theksoi se ka pasur përplasje mes tyre edhe para zgjedhjeve por jo deri në këtë pikë ku ka përshkallëzuar situata.
“Koalicioni nuk ka pasur asnjë kërcitje para zgjedhjeve për të shkuar në këtë pikë. Sigurisht që debate të vogla ka pasur. Kthesa ishte kur unë pashë në televizor që daja i Shabanit kishte dorëzuar kërkesën për të tërhequr dorëheqjen. Unë e mora vesh nga mediat”, tha Lapaj në studion e “Debat”, në A2 CNN.
Më tej ai shtoi se ka kërkuar nga Shabani që të mbante një qëndrim mbi situatën në mënyrë që ajo të mos përshkallëzohej gjë që sipas tij nuk erdhi nga ana e kreut të Nismës Thurje.
“Ne kemi marrëveshje të shkruar dhe angazhimi im publik nuk ka qenë as me Nismën Thurje, as me zotin Shabani. Ajo ka qenë deklaratë e bërë më përpara se të nënshkruhej koalicioni. Pasi e mora vesh punën e dajës në media, reagova duke i thënë: “Mbaj anë! Ose do vazhdosh me modelin që propozon daja, ose do vazhdosh me modelin tonë, që janë listat e hapura”. Kaq thashë. E gjithë kjo ngjarje na bën të ndihemi me turp. Si brez i ri nuk duhet të kishim malinjitetin brenda”, shtoi Lapaj.
Lini një Përgjigje