
Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të miratuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit, për qarkun Kukës.
Partia Demokratike ka kërkuar pavlefshmëri të rezultatit dhe përsëritje të zgjedhjeve në të gjithë qarkun e Kukësit. Pavarësisht fitores në këtë qark, ku PD fitoi 2 mandate dhe PS 1 mandat, demokratët ka kundërshtuar rezultatin.
Përmes përfaqësuesit ligjor, Franci Nuri, PD ka depozituar në KQZ kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit.
Ankimimi vjen pas deklaratave se opozita nuk do të njohë rezultatin e përgjithshëm në zgjedhje, pasi sipas saj ishin një “farsë elektorale”. PD pretendon sek a fakte dhe prova për problematika gjatë fushatës si përdorimi i aseteve shtetërore në funksion të zgjedhjeve, shitblerja e votave apo dhe parregullsitë me votën e diasporës.
Në zgjedhjet e 11 majit, PS fitoi një mandat të katërt, duke siguruar plot 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa Partia Demokratike mori 50 vende.
Lini një Përgjigje