
Ish-Kryeministri dhe lideri historik i PS-së, Fatos Nano, u nda nga jeta pasditen e 31 tetorit në moshën 73-vjeçare, ndërsa ishte i shtruar për rreth një muaj në një spital në Tiranë.
Vdekja e Fatos Nanos u pasua me një seri mesazhesh ngushëlluese, ku vlerësohej roli i tij si një politikan vizionar në tranzicionin shqiptar.
Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj në një postim në rrjetet sociale shkruan se Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori.
“Fatos Nano tentoi, diku-diku dhe i vetëm të referonte diturinë në themel të një shoqërie.
Shumëkush gatoi, hëngri e “ndërtoi” mbi liberalizmin dhe dashurinë e tij për "armiqtë", i vetëçarmatosur nga thikat edhe ditën e tij të “Zeusit” të vdekshëm.
Human, demokrat dhe vizionar!
Mik i shtrenjtë për mua!
U prehsh në paqe!”, shkruan Ahmetaj.
Nuk hengri mbi te por mbi dhe me paret e shqiptareve, Arben qoftja.. Nano ishte jo me shume se nje pijanec bixhozçi i korruptuar dhe hajdut. Ashtu si edhe ata qe kishte prane vetes