Politike28 Shtator 2023, 10:30

FBI, Altin Dumani dhe bizneset e “Cosa Nostra” në Shqipëri

Shkruar nga Sokol Pepushaj
FBI, Altin Dumani dhe bizneset e “Cosa Nostra” në
Foto Ilustruese /

 Mafia ka hipur në shkallën më të lartë të drejtësisë...

Që Cosa Nostra, mafia më e tmerrshme në Botë, ka prona në Shqipëri, mjafton të lexohet gazetari i famshëm italian Roberto Saviano; që FBI, të cilën e kemi prej kohësh këtu, nuk njeh realitetin, duhet të mendosh se shefi i saj për New York-un, Charles McGonigal, bëri korrupsion e ndërtoi biznese me kryeministrin shqiptar për shumë vite pa dijeninë e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim; që SPAK, krijesë e administratës Joe Biden, do të hetojë korrupsionin, duhet të bindesh se mafia heton mafien, tradhton sistemin e vet, sekuestron dhe dënon vetveten.

Kundërshtia e heshtur, pra vetëm kur ti na lexon ne që sulmojmë, apo mbron familjet mafioze, edhe në vlen juridikisht, nuk i mbyll dosjet kriminale.

Se heshtin fajtorët, kemi kontradikta që në nisje të shkrimit.

Dihen lidhjet dhe interesat e Cosa Nostra-s këtu, shihen me sy të lirë qiellgërvishtësit, lexohen në dokumente ndërtimet gjigante nga brekëgrisur, nuk duhen dylbi për historitë e bosëve të mafies që strehohen në dosjet e Altin Dumanit, dilni e pyesni fshatarët, Adriatik Llallën e vlerësojnë si një dreq i vogël përballë Përbindëshit që kemi sot.

Ky Altini, kur e solli për dore në SPAK ambasadorja Yuri Kim, nuk ngjante si mafioz i lidhur me Edi Ramën apo Cosa Nostrën, por për ata që besojnë se historitë përsëriten, ka dyshime e shpjegime logjike.

Pse kaq e gjatë rruga e dyshimit?

Se të gjithë dhe gjithherë vetëm kanë gënjyer.

Edhe Altini ishte pa ‘qime’ në të shkuarën, një prokuror i pa stërpikur me interesa mafioze, por sot është ndryshe, ka forcë të mbrojë edhe mafiozin e dosjes McGonigal Edi Ramën, edhe Cosa Nostra nisi si diçka puro italiane kur ishte embrion, një “Black Hand”, si dora e zezë, e vockël, e brishtë, që emigroi në Amerikë, në lagjet latine, etnike të New York-ut, rreth vitit 1880, por u rrit shpejt, deri sa kapi majat e famës.

Majave të akuzave valëviten faktet.

Gazetari i famshëm Saviano, ka shkruar në “Corriere della Sera”, se pasuri të shumta Matteo Messina Denaro i ka në Shqipëri.

Mjafton kaq që SPAK, nëse nuk ka lidhje me Mafien, t’i bllokojë këto pasuri.

Saviano shpjegon për llogari të ndryshme bankare, pasuri të shumta të blera dhe investuara si dhe lëvizjet e shpeshta dhe qëndrimet e gjata në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ku besohet se ka shumë pasuri, të cilat që para vdekjes ja kaloi trashëgimtares, vajzës së vet Lorenza.

Mafia ka hipur në shkallën më të lartë të drejtësisë.

Lundrimi i korrupsionit, nuk mund të bëhej me varka druri, larg syve të Altin Dumanit, pasi do të kishim të bënim me shkallën më ekstreme të ekstravagancës së papërmbajtshmërisë fatale.

Nëse nuk ka biznes, nuk ka as interes të mos hapet kjo çështje, apo jo Altin?!

Ilustrime nuk ka në errësirë të mafies.

Mafia ose është, ose nuk është.

Në nuk është, duhet të sqarohen akuzat, në të kundërt, shtylla ku lidhet vajza e Denaros, është kriza e moralit të ligjit që rihap të tjera ide për shkrime të dyshimta më muskuloz se ky.

Mes dyshimeve gjigante, simbolika e detajeve, mund të marrë ecje rrëmbyese, mbase edhe në fyerje të shenjtorëve të ligjit nën tensionim të litarit, ku është lidhur nyje pyetja, a di gjë FBI për biznese të Altin Dumanit me Lorenzan, vajzën e bosit të Cosa Nostra-s Matteo Denaro?!/Pamfleti

mafia cosa nostra altin dumani bizneset e mafias