Politike27 Shtator 2023, 21:32

3 atentate me 3 viktima në 48 orë, Baçi ironizon Ballën: Ra propaganda e ministrit që bën dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Shkruar nga Pamfleti

3 atentate me 3 viktima në 48 orë, Baçi ironizon Ballën:

Zef Guri u vra me armë zjarri në Dukagjin, ndërsa i biri mbeti i plagosur rëndë pasi u sulmuan me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Tre viktima në dy ditë, asnjë autor në pranga dhe lidhur me këtë situatë, lidhur me këtë situatë deputeti demokrat Luan Baçi në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, theksoi se tashmë propaganda e ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla, nuk ka më vlerë.

Sipas tij ministrat në këtë vend shkojnë në vendngjarjeje kur bëhet fjalë për zjarre, ndërsa kur bëhet fjalë për rastet të tilla as nuk duken në media.

Zoti Balla në fakt ka filluar të bëjë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, pasi ky i fundit nuk po duket në asnjë vend. Ministrat në këtë vend shkojnë edhe kur bie një zjarr, ndërsa kur bëhet fjalë për këto ngjarje të rënda nuk flasin dhe nuk duken askund. Dhe këto ngjarje dhe ky nivel i lartë i krimit në vend është një tregues që de facto kjo qeveri ka rënë, por qëndron në pushtet edhe për faj të opozitës ndoshta”, theksoi ai. 

baçi balla atentatet