TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 10:45

Felaj fiku dritat në Kuvend, kërcënon Noka: Riktheni ndriçimin ose do djegim sallën

Shkruar nga Pamfleti

Felaj fiku dritat në Kuvend, kërcënon Noka: Riktheni

Deputetët e opozitës kanë mbetur në errësirë pas fikjes së dritave në sallën e Kuvendit. Pas tensioneve të krijuara, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj vendosi që seanca e sotme të shtyhet.

Ish-kryeministri Berisha, përmes komunikimit në rrjetet sociale ka bërë të mundur transmetimin e pamjeve nga brenda sallës, ku deputetët e opozitës shfaqin indinjatën e tyre me fikjen e dritave.

Deptueti Flamur Noka është shprehur se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet të rikthejë ndriçimin në sallën e Parlamentit.

Pasi mazhoranca dhe PD e Bashës janë larguar nga seanca, deputetët e opozitës i bëjnë dritë njëri-tjetrit në Kuvend.

Deputetja Vokshi është indinjuar nga ky veprim dhe shprehet se kjo është partia e errësirës. Ajo tregon këmbënguljen për të qëndruar deri në fund në Kuvend edhe pse me drita fikur.  

kuvend noka opozita

Lini një Përgjigje