Në krah të ish-zv.Kryeministres Belinda Balluku, drejtuese politike e Qarkut Fier, si dhe dy ministrave, atij të Financave dhe të Bujqësisë, Kryeministri Edi Rama, u ndal në Lushnje, ku zhvilloi një takim me fermerët.
Duke folur për heqjen e naftës pa taksa për fermerët, Rama tha se jo të gjithë përfituesit e kësaj skeme ishin ata që e meritonin, duke shtuar se këtë skemë nuk e ka as BE. Rama tha se jo të gjithë përfituesit ishin ata që e meritonin dhe e përdornin naftën për punë bujqësie, sepse skema e ndarjes për tokën, ishte një skemë që kishte problematikën e vet, sepse në shumë raste ata që punojnë tokën janë qiramarrës.
“Nuk e ka BE këtë skemë, ne po shkojmë drejt BE, jemi kritikuar, e kemi justifikuar me idenë e një faze të caktuar. S’do japim një mbështetje në bazë të sasive që është një llogari 300 mijë lekë të vjetra, shkon në 7-8 mijë euro me skemën e re, në rast se ai që shet prodhimin e vet paraqet faturën, direkt fermeri.
Paraqit faturën që e shite dhe merr 10% të faturës mbrapsht dhe ne ato para nëse do të blesh naftë, bli naftë s atë duash, por nuk është nafta këtu. Ata që flasin janë të verbër dhe të ligë”, tha Rama.
Por Kryeministri nuk ka kursyer kritikat dhe batutat as në drejtim të opozitës dhe gjithkujt që kritikon qeverinë për mospalikimin e skemës, pra naftës pa akcizë për fermerët.
Madje, Rama e cilësoi si të neveritshëm faktin që për hir të një luftë të verbër as politike, por tribale fare, angazhohet një lukuni e tërë tenxheresh për të nxjerrë nga konteksti atë që themi dhe për të vazhduar t’i bjerë një fylli në të njëjtën vrimë, jepni naftë.
“Thelbi që duhet të biem dakord së bashku, jo me ata që e shohin bujqësinë nga tenxheret dhe buzët e tenxherëve mediatike apo gjithë ai pazar i madh i thashethemeve dhe llogjeve të Tiranës, por bashkë me ata që e shohin si mundësinë e tyre për të ndërtuar jetën dhe mirëqenien. Nuk është paraja çështja jonë kryesore sot. Ka qenë, por nuk është.
Sot çështja është që të kuptojnë se çfarë duhet të bëjmë për ta siguruar paranë që na duhet për të ecur para në ndërmarrjen tonë. Koha tanimë nuk pret. Kemi shumë vite që flasim, por ndeshim në atë murin e paragjykimit. Unë jam piktor, jo financier dhe llogaritar. 30% më shumë fitohet duke u bashkuar. Është e neveritshme se si për hir të një lufte të verbër, as politike, por tribale, angazhohet një lukuni e tërë tenxheres për ta nxjerrë nga kontekst është që themi.
Për të vazhduar t’i bjerë një fyelli të thyer në të njëjtën vrimë; jepni naftë. Është e qartë se ajo që kemi bërë ne, është shumë herë më shumë se jepni naftë”, tha ai.
O dele popull, o dele-fermer popull! Po i tuboheno ybor hajdutit tuaj? Po si nuk e pzetet perse jeni ende nen sanksione te BEse dhe nuk merrni para nga fondet bijqesore te BEse? Po per Frida Krifcen,ministreshen hajdute te Rames qe ju vpdhi parate e fondeve bujqesore te BEse asgje nuk e pzetet Ramaqisin? Po rrini paratij si cjapi para kasapit!? O mjerana? Po ju vertete meritoni tw trajtpheni kestu sepse jeni dele lepires te hajdutve pushtetar.