
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka provokuar politizimin ekstrem të fushatës zgjedhore.
I ftuar në emisionin “Real Story” në “Report TV”, ai tha se Rama ka zgjedhur këtë taktikë në fushatë elektorale sepse nuk ka asnjë bilanc në krye të bashkive që i ka qeverisur të gjitha përveç Shkodrës që prej vitit 2019.
Ndërkohë sa i takon fokusit të kësaj fushate, Meta tha se në qendër kanë qenë Këlliçi, Cara dhe Boçi të cilët kandidojnë për bashkitë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.
“Politizimi ekstrem i fushatës është provokuar nga vetë kryeministri aktual Edi Rama i cili duke mos patur një bilanc në drejtimin e bashkive, përpiqet të devijojë momentin e ballafaqimit mes kandidatëve dhe përpiqet ta politizojë në mënyrën më ekstreme derisa në gjithë Shqipërinë e fitlloi me ato portretet ekstreme të cilat ishin të panevojshme sepse është fushatë vendore. Fokusi i kësaj fushate kanë qenë Këlliçi, Cara dhe Boçi sepse kanë mbajtur një peshë të madhe në këtë fushatë”, tha Meta.
Lini një Përgjigje