
Kreu i PD, Sali Berisha i është bashkuar tubimit ‘foltore 2’ që po zhvillohet para Kryeministrisë. Berisha nuk ka mbajtur fjalën i pari sikurse herën e kaluar. Tubimin e sotëm e ka hapur Oerd Bylykbashi.
Berisha rreth një orë më parë ka mbërritur në Shqipëri, pasi ndodhej për një udhëtim në Brazil.
Militantët e opozitës janë mbledhur sonte para Kryeministrisë, në kuadër të turit të tubimeve që kanë nisur të hënën e kaluar.
PD ka vendosur të mbajë çdo javë tubime para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku.
Ashtu si herën e kaluar, edhe sot tubimi nisi rreth orës 18.00 dhe pjesëmarrja është e përmasave jo të mëdha. Vetë PD e ka deklaruar se qëllimi i saj nuk është pjesëmarrja, por vendosmëria për të kërkuar largimin e kësaj qeverie.
Lini një Përgjigje