TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2025, 20:51

Foto e Chris LaCivita mes 20 më të preferuarave, Ambasada e SHBA entuziazmon demokratët

Shkruar nga Pamfleti

Foto e Chris LaCivita mes 20 më të preferuarave, Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një set fotosh të përzgjedhura nga ceremonia e ditëlindjes së Zonjës së Parë, Melania Trump.

Mes 20 fotove të preferuara është edhe ajo ku Chris LaCivita, i cili është strategu i fushatës së koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’, ndodhet në ceremoni, në krah të babait të Zonjës së Parë të SHBA, Melania Trump.

“Festojmë me Zonjën e Parë të jashtëzakonshme të Amerikës, Melania Trump — shihni 20 prej fotove tona të preferuara.

Gëzuar ditëlindjen, Zonja e Parë Melania Trump!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Chris LaCivita është përfshirë në disa replika në distancë me Kryeministrin Edi Rama, i cili ka preferuar që herë ta quajë ‘bulldog’ dhe herë ‘Latif’ strategun amerikan të fushatës.

Publikimi i fotos nga ambasada e SHBA në Tiranë, ku ndodhet edhe LaCivita, ka ndezur entuziazmin në rradhët e demokratëve të Berishës, që nuk kanë kursyer komentet në rrjetet sociale. Idea e reagimeve të demokratëve është se Ambasada e SHBA foli qartë.

Lini një Përgjigje