TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2025, 20:33

Detyroi Grenell dhe Trump të reagojnë, Alfred Lela heq përgjegjësinë nga vetja: Lajmin e kishim kopjuar te një portal tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Detyroi Grenell dhe Trump të reagojnë, Alfred Lela heq

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit Trump Jr, janë përfshirë në një replikë në distancë me drejtorin e zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela lidhur me një shkrim ku Grenell konsiderohet lobist i padeklaruar i kryeministrit Rama.

Në një intervistë në “Breaking” në Top Neës, Lela sqaron se lajmi në portalin e tij, ishte marrë nga një tjetër portal me citim. Ai thotë se pasi u përmend nga Grenell në Tëitter, e hoqi lajmin pasi e ka vlerësuar si të drejtë shqetësimin e tij.

Lajmi është marrë nga një portal tjetër, i cituar. Kjo është historia. Z.Grenell nuk i njeh portalet në Shqipëri. Nuk e ka parë postimin në fund. Duke njohur politikën kaq më shumë. Është portali i një nënshteasi amerikan në Tiranë, këto janë arsyet pse ka reaguar Grenell.

Ka qenë një lajm i portalit në të cilin flitej për përpjekjet e Ramës për të patur akses të administrata Trump duke përdorur edhe lidhjet që ka Grenell me Shtëpinë e Bardhë. Më kishte bërë tag në Tëitter, unë e pashë, e vlerësova si të drejtë shqetësimin e tij.

Nuk mund të bëja gjë tjetër veçse të isha etik dhe ta hiqja, se nuk ishin burimet e mia. Unë e heq se produkti nuk ishte i imi. Unë e kisha marrë duke e cituar burimin”, tha Lela.

 

Lini një Përgjigje