Zbardhen mesazhet mes Kryemahdit dhe Ramës...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur këtë të enjte pas daljes nga ambientet e SPAK, ku u njoh me materiale hetimore që lidhen me dosjen ndaj saj. Në deklaratën për mediat, ajo kundërshtoi interpretimin që i është bërë komunikimeve telefonike të përfshira në hetim, duke thënë se ato janë nxjerrë jashtë kontekstit.
Kryemadhi u ndal veçanërisht te komunikimet me ish-kreun e AKEP-it, Piro Xhixho, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë bisedë që lidhet me korrupsion apo shpërdorim detyre.
“Jam kënaqur me këto mesazhe. Si ke sa shumë i paskam dashur. I paskam ruajtur se paska pasur shumë gjëra të bukura”, tha Kryemadhi, teksa komentoi komunikimet e administruara në dosje.
Ajo lexoi para gazetarëve edhe një pjesë të shkëmbimeve me kryeministrin Edi Rama, të cilat sipas saj lidhen me procesin e rilicencimit të AMC-së. “E di që je i lodhur, por më thotë Pirro se duhet me e mbyll me bordin e vjetër. Nesër nëse mundesh me e zgjidh, por të jenë të dy bashkë edhe Ahmetaj edhe Milena, që të rrinë në një fjalë se bëhet rrëmujë”, citoi ajo nga një mesazh i vitit 2014.
Një tjetër fragment i lexuar nga Kryemadhi ishte edhe ai ku thuhet: “Plus, siç e di ti, pavarësisht çudive që na kanë ndodhur e ia kemi bërë njëri-tjetrit, ne të dyve na bashkon shija, shija dhe shija. Është çudi më vete”.
Sipas ish-deputetes, komunikimet e përfshira në dosje nuk provojnë asnjë shkelje ligjore dhe janë interpretuar në mënyrë të gabuar nga hetuesit.




Po pra. Ju bashkon krimi dhe antidhqiptarizmi. Aty jeni gjithnjë bashk. Bastarde ne krye te shtetit.