TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2023, 14:35

Ftesa për bashkim, Alibeaj shpërthen keq ndaj Berishës: Sali je rrënuar, zhduku nëse ke një fije dinjiteti!

Shkruar nga Pamfleti
Ftesa për bashkim, Alibeaj shpërthen keq ndaj Berishës: Sali je
Enkelejd Alibeaj

Ish kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas thirrjes së Sali Berishës, për të diskutuar me deputetët demokratë, përveç tij dhe Lulzim Bashës.

Ai thotë se Berisha po vijon me serinë e përsëritjes së justifikimeve bajate që nuk ja hanë më as kandidatët dhe as besnikët e tij.

Më tej Alibeaj i ka kërkuar të largohet nga skena politike nëse i ka mbetur një fije dinjiteti, në mënyrë që PD-ja të bashkohet.

“Humbësi i zgjedhjeve të 14 majit ka vijuar dhe sot serinë e përsëritjes së justifikimeve bajate që nuk ja hanë më as kandidatët dhe as besnikët e tij. I zhytur në mjerimin e mungesës së shpresës dhe alternativës, Sali Berisha vijon serinë e shpalljes së armiqve me shpifjet e zakonshme dhe banalitetin konstant, për të gjjthë ata që mendojnë ndryshe nga ai. I dëshpëruar por i palodhur nga përpjekja për të përçarë PD, i rrënuar moralisht por i paepur në përpjekjen për të mbajtur peng një pjesë të demokratëve, me ligësinë e dikujt që koha dhe veprat ia kanë shkruar fundin e palavdishëm, ndaj Sali Berishës ka vetëm një zgjidhje: të largohet i braktisur dhe të heshtë duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti, nëse i ka mbetur. Kështu demokratët do të fitojnë mundësinë për të qenë alternativë e re për shqiptarët. Duke lënë pas të shkuarën dhe pa ngarkesat e korrupsionit familjar dhe të shpurës së tij, pesha e të cilave i shërbejnë veçse Ramës e të ngjashmëve të tij për ta mbajtur gjallë në politikë dhe që i kanë lënë demokratët në opozitë.”, shkruan Alibeaj.

Nga konferenca e përjavshme me gazetarët ku Berisha diskutoi zhvillimet e fundit politike në kampin opozitar, ai pati një ftesë për deputetët pro Lulzim Bashës që u përplasën në mbledhjen e Kryesisë.

Duke veçuar Bashën dhe Alibeajn, të cilët i akuzon për lidhje kriminale me Edi Ramën, Berisha u shpreh se fton pjesën tjetër të deputetëve demokratë që të diskutojnë për të ardhmen e PD-së.

“Me përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme me Edi Ramën, me të gjithë deputetët e tjerë jam gati që të ketë çdo lloj debati, diskutimi, mirëkuptimi pa përjashtim, sepse ata në moment themelor mbështetën kandidatët e Primareve. De-facto mbështetën statutin e PD-së. Ky është investim i tyre, nuk ndodhi për Sali Berishën. Investuan në partinë që i përkasin, prandaj ndaj tyre PD-ja është e hapur. Jo që s’bëj një hap mbrapa, por bëj një hap para për t’i ftuar ata, Unë i ftoj ata që të diskutojmë dhe të bëjmë më të mirën për PD-në, opozitën dhe të ardhmen e vendit”, tha Berisha sot për mediat.

alibeaj berisha pd

Lini një Përgjigje