TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 07:45

Ftesa për përballje LIVE, Rama zbulon pse nuk del në debat me Berishën dhe Lapajn

Shkruar nga Pamfleti
Ftesa për përballje LIVE, Rama zbulon pse nuk del në debat me
Rama dhe Berisha

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ftesën për debat, që rivali i tij, Sali Berisha i ka bërë disa herë gjatë kësaj fushate elektorale.

I pyetur pse e refuzon përballjen me kreun e PD, Rama tha se ai është katran me bojë.

 “Nuk i përmbush kushtet për të pasur fatin e një debati me mua, një individ katran me bojë, i cili nuk ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë sime, pa pështyrë e pa shkelur me këmbë.", tha kreu i PS.

E njëjta pyetje iu bë shefit të qeverisë edhe për 10 kandidatët e tjerë në garën për kryeministër, disa prej të cilëve, si për shembull Adriatik Lapaj e Lulzim Basha e kanë ftuar në debat.

“Nuk i njoh si kundërshtarë në kuptimin... Ata tani janë por, me Lulin unë më shumë se sa të komunikoj me video “selfie”, nuk besoj se mund të bëj”, tha Rama në emisionin “Off the Record".

rama zbulon pse nuk del në debat me berishën

Lini një Përgjigje