Adriatik Lapaj i Shqipëria Bëhet i ka drejtuar një thirrje partive opozitare me Edi Ramën që t’i bashkohen protestës që do të mbahet pasditen e së shtunës para godinës së Kryeministrisë. Mes subjekteve që rreshtohen në opozitë me Ramën është edhe Lëvizja Bashkë, e cila përfaqësohet në Kuvend me Redi Muçin. Ky i fundit nga studio e Report TV tha se refuzon ftesën e Lapajt, ndërsa e kosnideron si “vijë të kuqe” bashkëpunimin me Sali Berishën.
“Çdo thirrje për bashkëpunim është në favor të Sali Berishës. Atij dhe Partisë Demokratike u mungon legjitimiteti moral, dhe pa këtë legjitimitet, protestat nuk kanë efekt.
Edi Rama i trajton protestat e Berishës me humor dhe ironi”, deklaroi Muçi.
Deputeti gjithashtu përmendi përplasjet e mëparshme të Lapajt me Endri Shabanin, tani Avokat Populli, gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, si një arsye shtesë për mosbashkëpunimin mes dy lëvizjeve të reja.
“Pse nuk bashkëpunojmë me Adriatik Lapajn? Nëse ne do të kishim pranuar dorën e tyre të shtrirë, do të kishim përfunduar në atë pikë ku hallat dhe tezet tona do të ishin të përfshira në mosmarrëveshje me dajon e Shabanit dhe tezen e Adriatikut,” tha Muçi, duke nënvizuar tensionet e së shkuarës si faktor vendimtar në qëndrimin e Lëvizjes Bashkë.
Lini një Përgjigje