TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 19:11

Gara e listës së hapur në Fier, Zegjineja e dyta më e votuara; mbetet jashtë Ceno Klosi

Shkruar nga Pamfleti

Gara e listës së hapur në Fier, Zegjineja e dyta më e

Gara për votën preferenciale në qarkun e Fierit ka prodhuar një emër të vetëm dominues: Klevis Jahaj, i cili ka marrë 4076 vota në 63 kutitë e para të numëruara, nga 587 në total.

Të dhënat e publikuara tregojnë një hendek të madh mes Jahajt dhe ndjekëses së tij më të afërt, Zegjine Çaushi, e cila ka marrë 1278 vota – më shumë se tre herë më pak. Në vend të tretë renditet Antoneta Dhima me 809 vota, e ndjekur nga Ilirjan Musko me 758 dhe Dhimitër Kruti me 546.

Të tjerë kandidatë kanë shifra më modeste, si Asfloral Haxhiu me 505 vota, Avdi Snalla me 410, Elton Korreshi me 338, Ceno Klosi me 277 dhe Përparim Arapi me 185 vota.

PS në Fier ka marrë 12 mandate dhe 7 futen nga lista e hapur, ndërsa 5 nga lista e mbyllur. Deri më tani i vetmi emër i njohur që ka mbetur jashtë është Ceno Klosi.

Renditja e kandidatëve të PS në Fier

1.       Klevis Jahaj, 4076 vota

2.       Zegjine Çaushi, 1278 vota

3.       Antoneta Dhima, 809 vota

4.       Ilirjan Musko, 758 vota

5.       Dhimitër Kruti, 546 vota

6.       Asfloral Haxhiu, 505 vota

7.       Avdi Snalla, 410 vota

8.       Elton Korreshi,   338 vota

9.       Ceno Klosi, 277 vota

10.   Përparim Arapi, 185 vota

Lini një Përgjigje