TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2025, 15:11

Gara për Tiranën, Alimehmeti ia kalon ‘topin’ Tabakut: Kandidate më e mirë se Manastirliu

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Tiranën, Alimehmeti ia kalon ‘topin’ Tabakut:

Demokrati Ilir Alimehmeti ka folur lidhur me zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë Tiranë.

Ai deklaroi se mënyra se si ky proces po bëhet sot me ndërhyrjen e kryeministrit, është në shkelje të ligjit.

Ndryshe nga kelogët e majtë, Alimehmeti mendon që Veliajt i duhet dhënë e drejta që të dëgjohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të martën.

Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë tani janë një rrugë pa kthim, pasi Edi Rama ka shpallur Ogerta Manastirliun si kandidaturën e PS.

Edhe pse mendon që Rama po shkel ligjin me ndërhyrjen në Bashkinë e Tiranës, Alihemeti nuk e fsheh kritikën për familjen e tij politike që e ka lënë zvarrë çështjen e kanidaturës së opozitës.

“Duhej të ishim mbledhur”, u shpreh ai për “A2 CNN”. Edhe pse përflitet si një nga emrat më konsensual për Tiranën sot, Alimehmeti mendon se është gati për garën e vitit 2027.

Alimehmeti thekson se opozitën duhet ta përfaqësojë një politikan që u votua shumë në zgjedhjet e 11 majit, duke e hedhur topin te te kolegia e tij, Jorida Tabaku, e cila doli më e votuara në listën e hapur.

 

1 Komente

  1. A
    Astrit

    Tabaku i duhet qytetarise shqiptare ne parlament. Bashkine e tiranes sa te jete gjalle berisha harojeni se mund ta drejtoni

    Lini një Përgjigje