Deputeti I Partisë Demokratike Klevis Balliu, foli rreth kandidaturës së PD për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë.
I pyetur nëse do të jetë ai kandidati i Partisë Demokratike që do të sfidojë Ogerta Manastirliun, Balliu tha: S’e përjashtoj garën!
Sa i përket primareve, Balliu shtoi se nuk do të ketë kohë për primare.
“S’e përjashtoj unë. S’e përjashtoj garën. Asnjëherë nuk e përjashtoj unë garën. Do duhet ta mendoj, do duhet të shikoj veten, do duhet ta mendoj garën, por nuk e përjashtoj. Dhe mua që më pyesni ju, nuk e di nëse e dua apo jo. Por unë nuk mund ta përjashtoj. Nuk mund të të them as po as jo. Sepse e para nuk ka asnjë diskutim. E dyta nuk e dimë me çfarë formati do shkojmë, e treta nuk e dimë a do të ketë kohë për të bërë Primare. T’ju them unë ju që nuk do futem, nuk e them dot”, tha Balliu për “A2 Cnn”.
Ndër të tjera Balliu theksoi se asnjë nga kolegët e tij nuk e përjashton mundësin për të garuar.
“Kandidatë do ketë. PD do të jetë në zgjedhjet e bashkisë së Tiranës kurdo që ato të jenë me një kandidat të vetin. Jam i bindur që asnjë nga kolegët nuk e përjashton si garë. Dhe kolegë të tjerë nuk e përjashtojnë si proces dhe për këtë ju garantoj unë. Jo çdo njeri do të bëjë garë për pushtetin lokal, ka një fizionomi, ose një profil politik ndryshe. Mos prisni çdo njeri të dojë të bëhet kryetar bashkie. Ka njerëz që nuk duan”, u shpreh Balliu.
Por, ligjvënësi i djathtë nënvizoi se përpara se të hyjnë në një garë duhet të jenëtë sigurt që ka garë.
“Për shkak se është bërë kërkesa nga Erioni i Ramës dikur, dhe Erioni i vetes tani, për ta çuar në Kushtetuese, ne nuk e dimë nëse do të ketë zgjedhje. Për shkak të kësaj duhet bërë një analizë në parti”, shpjegoi deputeti.
Lini një Përgjigje