
Pas aktorit Florian Binaj që shpalli dje kandidaturën për Kryebashkiak të Tiranës, duke kërkuar mbështetjen e partive opozitare, një tjetër emër i është shtuar listës së kandidatëve të vetëshpallur.
Bëhet fjalë për Agron Haxhimialin, drejtues i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.
“Gati t’i shërbej Tiranës. Gati të udhëheq për një Tiranë më të drejtë e më të hapur. Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës”, shkruan Haxhimali.
Si Binaj ashtu edhe Haxhimiali kanë shpallur kandidaturat për Kryebashkiakë disa orë pasi Sali Berisha, kreu i PD-së, deklaroi se partia e tij do të mbështesë emra nga shoqëria civile.
PD eshte duke vdekur bashke me kryetarin e saj. Aktualisht ka mbetur pa FRYME.