
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka nisur një vizitë në SHBA. Tani që zgjedhjet po afrojnë, të gjithë i janë turrur Amerikës, kush e kush të kapë ndonjë foto lart e poshtë.
Edhe Bardhi ka shkuar në Uashington, por ndryshe nga Berisha që lakmon republikanët, Bardhi ka pasur një takim me të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander “Sasha” Kasanof. Ky i fundit u emëruat në këtë rol nga administrata e Biden dhe me gjasë nuk do të jetë aty për shumë kohë, pasi Trump do të sjellë dikë tjetër.
“Në Departamentin Amerikan të Shtetit. Gjatë vizitës në Washigton DC, së bashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, shkruan Bardhi.
Lini një Përgjigje