TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2024, 13:55

Gazment Bardhi publikon faktet: Olsi Rama mik i kreut të organizatës së Xibrakës dhe personi "pa emër" në dosje!

Shkruar nga Pamfleti

Gazment Bardhi publikon faktet: Olsi Rama mik i kreut të organizatës

Bardhi denoncoi vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, si pjesë e trafikut në laboratorin e drogës në Xibrakë.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp ka denoncuar vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, si pjesë e trafikut në laboratorin e drogës në Xibrakë.

“Çështja Xibraka është modeli i rënies së shtetit dhe ngritjes së krimit. Ishte laboratori parë i kokainës i zbuluar në Shqipëri vetëm një vit pas ardhjes në pushtet të Ramës. Zbulimi i tij nuk ishte një vepër e policisë shqiptare megjithëse ishte në një vend të hapur, as policia jonë e as shërbimet sekrete nën drejtimin e Ramës nuk kishin asnjë informacion. Sinjalizimi erdhi nga policia gjermane në Hanover.”, tha Bardhi në nisje të fjalës së tij. 

Bardhi ka zbuluar emrin e një individi, që thotë se ka qenë mik i Olsi Ramës dhe policia nuk e ka përmendur, edhe pse kishte lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Ai deklaroi se Genci Xhixha nuk është identifikuar, sepse ka qenë mik i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

“Nuk u arrestua për dosjen e Xibrakës Genci Xhixha, që u kthye nga rruga ditën kur u kryen arrestimet. Të gjithë të arrestuarit morën dënime minimale. Genci Xhixha nuk u gjend asnjëherë nga policia dhe është në kërkim. Ka një arsye. Kreu i organizatës të trafikut të kokainës ishte mik i Olsi Ramës, vëllai i Edi Ramës. Këto janë fakte që ndodhen në dosjen e Xibrakës.

Në dosje provohet marrëdhënia e besimit mes Olsi Ramës dhe kreut të organizatës kriminale që merrej me trafik droge. Policia ka identifikuar çdo person, përpos një personi. Policia di pamjet e personit, di moshën, por nuk e ka identifikuar. Policia e identifikoi të dyshuarin si person që ka një makinë që i është identifikuar targa”, deklaroi Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD, ka deklaruar se dyshohet se ka qenë vetë Olsi Rama ai që ka nxjerrë jashtë territorit shqiptar, Genci Xhixhën.

45 minuta pas arrestimeve, makina me të cilin udhëtonte nuk është regjistruar në të dhënat e TIMS duke lënë dyshimin se mund të ketë nxjerrë Genci Xhixhën jashtë kufirit. Asgjë nga këto nuk është rastësi. Nuk ka rastësi kur me detaje e planifikuan transportin nga Kolumbia të drogës dhe laboratorin në Xibrakë.

Makina me targa AA653 DBM nuk është e vetmja makinë që Olsi Rama përdori bashkë me të dhënat e grupit kriminal. Ata përdorën edhe dy automjete të tjera”, tha ai.

10 faktet dhe "rastësitë domethënëse" që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen “XIBRAKA” janë:
 
1. Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetasë, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbian) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin.
 
2. Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”.

3. Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM.
 
4. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM.
 
5. Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.
 
6. Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal).

7. Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.
8. Dyshimi i hetuesve shqiptar ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.
 
9. Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014-në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
 
10. Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014.

Pjesë nga dosja. 

Gazment Bardhi publikon faktet: Olsi Rama mik i kreut të organizatësGazment Bardhi publikon faktet: Olsi Rama mik i kreut të organizatësGazment Bardhi publikon faktet: Olsi Rama mik i kreut të organizatës

olsi rama edi rama gazment bardhi

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje