Gazment bardhi

Vasili e Manjani vodhën 2 milionë euro të “byzylykëve”, Prokuroria dhe denoncuesi Gazment Bardhi heshtin - Aktualitet
Aktualitet 9 Maj 2019, 00:05

Vasili e Manjani vodhën 2 milionë euro të “byzylykëve”, Prokuroria dhe denoncuesi Gazment Bardhi heshtin

Shkruar nga Pamfleti
Vasili e Manjani vodhën 2 milionë euro të

Vasili e Manjani vodhën 2 milionë euro të “byzylykëve”, Prokuroria dhe denoncuesi Gazment Bardhi heshtin

Ish ministri teknik i PD te Drejtësia e denoncoi aferën dhe ishte momenti kur Lulzim Basha kishte armik më të madh Ilir Metën se sa Edi Ramën, me të cilin kishte nënshkruar marrëveshjen bashkëqeverisëse me 17 maj dhe kishte marrë gati gjithë kabinetin qeveritar. Tani Bardhi nuk flet në lidhje me fatin e hetimit të denoncimit të tij për aferën 2 milionë euroshe të “byzylykëve” të realizuar nga ish ministrat e Drejtësisë së LSI Manjani e Vasili, përmes Ermal Beqirit, njeriut që shpëtoi Metën nga burgu. Tani janë në koalicion bashkë dhe janë “hajdutë të mirë”. Por ka heshtur dhe Prokuroria e cila ka harruar se ku e ka hedhur dosjen e “byzylykëve”, madje dhe datën kur do të thërriste për të dëshmuar tre ish ministrat

Në prokurorinë e Tiranës është rihapur me kohë çështja e mbikëqyrjes elektronike, si dhe kanë rinisur hetimet për tenderin e “byzylykëve”.

Kështu është lajmëruar para shumë muajsh dhe kjo çështje vijon të jetë e “hapur” katër kanatësh, pa mundur që të mbyllet dhe të dërgohet në gjykatë për gjykim.

Prokuroria vuri nën hetim 12 persona, 4 prej të cilëve me masë arresti shtëpie dhe 8 të tjerë me detyrim paraqitje, por që tashmë është kthyer në një çështje të harruar.

Ndërsa në atë kohë u tha se dy ish-ministrat e Drejtësisë, përfaqësues të LSI, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili janë në verifikim dhe pritet të merren në pyetje për pozicionin dhe rolin e tyre që kanë pasur në 5 tendera.

Një paralajmërim i tillë u dha sepse Manjani ka udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë në kohën që u dha tenderi i “byzylykëve”, më  2016, ndërsa Vasili e ka marrë detyrën në janar të vitit 2017.

Në muajt mars dhe prill 2017, dyshohet se Vasili ka pasur dijeni për skandalin, por ka heshtur, duke u përfshirë dhe ai në këtë lojë korrupsioni, vlera e të cilit i kalonte 2 milionë eurot.

Por deri më tani nuk kemi asnjë informacion publik apo jopublik që ata të jenë thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar në lidhje me këtë aferë të madhe, të bërë në bashkëpunim.

Sipas fakteve të bëra publike, Ministria e Drejtësisë lidhi marrëveshje për “byzylykët”  me shoqërinë “Soft & Solutions” të Ermal Beqirit. I cili ka qenë një nga tre ekspertët që nxorën të pafajshëm Ilir Metën dhe rrëzuan videon e përgjimit Meta-Prifti.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 2 milionë euro i cili u fitua nga bashkimi i tre operatorëve ekonomikë: “Soft & Solution”, “Fastech” dhe “Ratech”.

Fillesat ky skandal  i ka që në vitin 2016, në kohën që u dha tenderi dhe Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Ylli Manjani. Në garë morën pjesë shtatë firma, por plot pesë prej tyre, në mënyrë të çuditshme, nuk paraqitën as ofertën ekonomike.

Më pas, Komisioni i Vlerësimit e lexoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga shtatë kompanitë dhe shpalli fituesin në më pak se 48 orë. Bashkimi i Operatorëve që fitoi tenderin me vlerë 196 milionë lekë të reja e shkatërroi konkurrencën duke bërë një skonto prej vetëm 2 milionë lekësh të reja (sa 1% e vlerës totale).

Në një muaj kohë, pra në kohë rekord kjo kompani nënshkroi kontratën për furnizimin me 300 byzylykë elektronikë dhe me softëare-in e administrimit të tyre.

Është pikërisht prania e shoqërisë “Soft & Solutions”, që e bëri të dyshimtë këtë proces, pas të cilës qëndronte Ermal Beqiri. Ky i fundit njihet si njeri i afërt me ish-ministrin Ylli Manjani.

Në atë kohë që u dha tenderi, Ermal Beqiri ishte përgjegjës i IT-së pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Ritheksojmë se Ermal Beqiri ishte një ndër tre ekspertët, të cilët më 2011, zhvelerësuan akuzat ndaj Ilir Metës për korrupsion, duke treguar se video-përgjimi i bërë nga Dritan Prifti,  ishte manipuluar.

Dosjen e “byzylykëve” e hapi ish ministri teknik i Drejtësisë dhe përfaqësues i PD , Gazment Bardhit, aktualisht sekretar i përgjithshëm i PD dhe krahu i djathtë i Lulzim Bashës.

Pra skandali me tenderin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike të të dënuarve, u denoncua nga ish-ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi, i cili tani del përditë në TV kundër korrupsionit qeveritar dhe mirë bën. Por koordinimi me Petrit Vasilin këtu, nuk kapërdihet.

Pasi Manjani bashkë me Vasilin ishin ata që për blerjen e këtyre pajisjeve pajisjeve bllokuese kanë realizuar tre tendera dhe përfundim ishte blerje çmim të lartë dhe pajisjet jashtë funksionit, që realisht nuk duhej të kushtonin 2 milionë euro.

Sapo erdhën “byzylykët”, menjëherë u dërguan në “remont” dhe jo vetëm që nuk u përdorën por as u mbajtën fare në magazinë.

Bardhi asokohe e denoncoi një aferë të tillë, dhe ishte momenti kur Lulzim Basha kishte armik më të madh Ilir Metën se sa Edi Ramën, me të cilin kishte nënshkruar marrëveshjen bashkëqeverisëse me 17 maj dhe kishte marrë gati gjithë kabinetin qeveritar.

Ndërsa tani Gazment Bardhi ka heshtur në lidhje me fatin e hetimit të denoncimit të tij për aferën 2 milionë euroshe të “byzylykëve” të realizuar nga ish ministrat e Drejtësisë së LSI, Ylli Manjani e Petrit Vasili. Tani janë bashkë në një koalicion opozitar dhe janë “hajdutë të mirë”.

Por ka heshtur dhe Prokuroria e cila me sa duket ka harruar se ku e ka hedhur dosjen e “byzylykëve”, duke harruar madje dhe datën kur do të thërriste për të dëshmuar Manjanin, Vasilin por dhe Bardhin. Ka heshtje kur bëhet fjalë për vjedhje të tilla masive./Pamfleti/

Kryesore Prokuroria dhe denoncuesi Gazment Bardhi heshtin Vasili e Manjani vodhën 2 milionë euro të “byzylykëve”