Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka futur në "sherr" ditën e sotme deputetët e opozitës.
Ajo njoftoi se Lulzim Basha ka deleguar Flutura Açkën në krye të grupit të PD-së duke sjellë reagimin e fortë të Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë.
Bardhi u nis drejt foltores duke iu “derdhur” Nikollës.
Kjo solli ndërhyrjen e Gardës së Republikës.
Fjalën e mori deputeti Arbi Agalliu nga krahu i Lulzim Bashës që kërkoi që të zbatohet rregullorja e Kuvendit, pra që Nikolla të mos tërhiqej nga presioni i Bardhit.
Agalliu u kthye nga Bardhi, por ky i fundit, iu kthye ashpër “Ik ore mbaj vendin aty…” duke sjellë ndërhyrjen e deputetëve të tjerë.