TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2023, 11:56

Berisha i hakërrehet Nikollës në Kuvend: Ti zbaton verbërisht urdhrat e Edi Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i hakërrehet Nikollës në Kuvend: Ti zbaton

Ish kryeministri Sali Berisha ka vijaur me akuzat e tij ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit sipas tij shkel rregulloren e Parlamentit duke mos lejuar deputetët të marrin fjalën.

Sipas tij ajo zbaton verbërisht urdhrat e Edi Ramës.

“Ç’është ky akt mor, pse kaloni në këtë shkallë pashpirtësie ekstreme, vetëm pazar janë kriteret tuaja e të Ramës, ju jeni figurina të tij, të votoni këtu rroga 10 herë më të mëdha se mesatarja e të flisni për pensionistët. Ju jeni narko-shtet! Zonja kryetare, ky parlament ka një rregullore, shkelësja më madhore jeni ju. Kryeni një akt të rëndë anti-ligjor, nuk ka sallë Parlamenti në botë, përveç Koresë së Veriut në të cilën deputetit i hiqet e drejta e procedurës. Je e vetmja kryetare parlamenti në 32 vite që u mohon deputetëve këtë të drejtë, ti përfiton nga një rrethanë e cila është kjo: Nëse opozita do merrej me ty, do lehtësonte padronin tënd. Ti zbaton urdhëra verbërisht të Edi Ramës, e bën Parlamentin disfunksional e terësisht mafioz. Pse nuk lejoni të bëhen diskutime? Ju jeni hajdutë, vetëm hajduti fshihet!”, tha ai.

 

berisha nikolla

Lini një Përgjigje