TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2023, 12:17

Begaj dekreton qokat e Ramës, kush janë ambasadorët e rinj dhe ata që largohen

Shkruar nga Pamfleti
Begaj dekreton qokat e Ramës, kush janë ambasadorët e rinj dhe
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emrat e ambasadorëve të rinj dhe ata që largohen. 

Sipas njoftimit zyrtar, Petrit Malaj do të shkojë ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ndërsa në Slloveni, ambasador do të jetë Oljan Kanushi, ish zv.drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar.

Lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

1.Lirohet z. Qemal Minxhozi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.

2.Lirohet z. Saimir Bala nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.

3.Lirohet z. Ilirian Kuka nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

4.Lirohet z. Ilir Tepelena nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.

5.Lirohet z. Pëllumb Qazimi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.

6.Lirohet znj. Enkeleda Mërkuri nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.

7.Lirohet znj. Elida Petoshati nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

8.Lirohet znj. Shpresa Kureta nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.

9.Emërohet z. Petrit Malaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.

10.Emërohet z. Ilir Hysa, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.

11.Emërohet z. Ilir Tepelena, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

12.Emërohet znj. Enkeleda Mërkuri, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.

13.Emërohet z. Oljan Kanushi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.

14.Emërohet znj. Mimoza Halimi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.

15. Emërohet z. Sokol Dedja, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

presidenti i republikës bajram begaj

Lini një Përgjigje