
Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Lezhë, Gjini Gjoni, ka dhënë një deklaratë për mediat pas votimit. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e votës, ndërsa theksoi se ky është një akt i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve.
Gjoni ka denoncuar një rast në qendrën e votmit në Lezhë, i cili tha se ka prani të administratorëve të njësive vendore brenda ambienteve të votimit, gjë që, sipas tij, është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
“Ka raste kur administratorë ndodhen brenda qendrave të votimit pa pasur ndonjë atribut ligjor apo bexha identifikimi. Kjo është e palejueshme”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje