TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Nëntor 2024, 15:09

"Gjithçka u vendos me urdhër të Ramës", Sula tregon pse refuzuan konsultimin për datën e zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

"Gjithçka u vendos me urdhër të Ramës", Sula

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka folur lidhur me takimet konsultuese lidhur me datën e zgjedhjeve 2025.

Partia Socialiste ka propozuar datën 11 maj si të përshtatshme, ndërkohë që PD “braktisi” takimin duke mos marrë pjesë na konsultime.

Deputeti Sula u shpreh se demokratët e kanë braktisur procesin e konsultimeve pasi gjithçka është vendosur paraprakisht dhe sipas tij, presidenti bën gjithçka që i është kërkuar nga mazhoranca.

Sula tha se data 11 maj është një datë e caktuar tashmë dhe lidhet edhe me samitin me liderët e huaj që do të mbahet në Tiranë para kësaj date.

“Kam 20 vite në politikë, edhe kur isha deri në 2005 kur isha në sistemin e drejtësisë i vlerësoja presidentët, përveç dy prej tyre të dy të Shqipërisë së Mesme. Ne zakonisht kemi njerëz të butë por të sillesh si qen i rrahur në Presidencë kjo nuk është normale.

Presidenti është kthyer totalisht në zar të qeverisë.

Çfarëdo që kërkon qeveria, firmos e vulos. E dëgjon zërin e Presidentit për ndonjë hall të qytetarëve.

Kur më erdhi ftesa i thash ktheje pas.

Presidenti duhet të jetë uniteti i popullit. Mbaje 5 herë më shumë Ramën e mazhorancën por ktheji një herë sytë edhe nga opozita apo qytetarët.

Atij i është dhënë data, është mbyllur me datë 11 maj dita e zgjedhjeve”, u shpreh ai për “News 24”.

Lini një Përgjigje