TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2023, 16:32

Gjyqi për vulën e PD-së, gjykata pezullon procesin për regjistrimin e statutit të Bashës

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi për vulën e PD-së, gjykata pezullon procesin për

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.

Gjyqtari Niko Rapi, ka konstatuar se pa u zgjidhur konflikti që është në Gjykatën e Lartë mbi Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, nuk mund të zhvillohet dhe të konsiderohet i vlefshëm asnjë Kuvend Kombëtar i mëpasshëm apo Statut i ndryshuar.

Në këtë mënyrë Statuti i dalë në 2 Shtator, përmes të cilit Lulzim Basha u caktua edhe Kryetar i Grupit Parlamentar nuk është njohur nga gjykata.

Pezullimin e gjykimit të çështjeve civile me numër regjistri 1055,  datë 04/09/2023, me kërkures Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqëse snga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pala tjetër, Partia Demorkatike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar, me objekt, pasqyrimin e statutit të Partisë Demokratike, në Kuvendin Kombëtar, 02/09/2023, deri në vendim të formës së prerë”, thuhej në vendimin e marrë nga gjykata.

Kërkesa e përfaqësuesve ligjorë të Bashës, erdhi pasi gjyqtari Rapi më herët rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të Partisë Demokratike zyrtare për dorëzimin e dokumentacioneve shtesë nga grupi i Gazment Bardhit mbi mbledhjen Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të zhvilluar online më 28 korrik, në të cilën u kërkuan mos mbajtja e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike.

Kjo kërkesë u rrëzua me pretendimin se mund të shqyrtohen në një tjetër proces gjyqësor civil që është aktualisht në këtë gjykatë, ose mund të bëjnë kallëzim penal.

Palë në këtë proces është edhe Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha. Po në të njëjtën kohë, avokatët përfaqësues të grupimit të Bardhit dhe ata të Rithemelimit kërkuan pezullimin e kësaj çështje deri në marrjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë për padinë e bërë në marsin e këtij viti.

Gjyqi për vulën e PD-së, gjykata pezullon procesin përGjyqi për vulën e PD-së, gjykata pezullon procesin për

pd statuti

Lini një Përgjigje