TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2025, 10:21

Pas betimit, Rama dhe ministrat realizojnë foton e përbashkët me presidentin Bajram Begaj

Shkruar nga Pamfleti

Pas betimit, Rama dhe ministrat realizojnë foton e përbashkët me

Pas ceremonisë së betimit, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj kanë realizuar edhe një foto të përbashkët me presidentin Bajram Begaj. Me betimin në presidencë, zyrtarizohet qeveria e re “Rama 4”.

I pari që ka kryer betimin për marrjen e detyrës ka qenë kryeministri Rama, i cili merr kështu zyrtarisht mandatin e tij të katërt radhazi, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pas tij, ministrat e rinj të qeverisë janë betuar me radhë duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës. 

Një ditë më parë Kuvendi miratoi programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Ministrat e kabinetit të ri qeveritar:

Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme

Elisa Spiropali, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Petrit Malaj, Ministër i Financave

Blendi Gonxhja, Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit

Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit

Mirela Kumbaro, Ministër i Arsimit

Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë

Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomise dhe Inovacionin

Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë

Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes

Andis Salla, Ministër i Bujqësisë

Majlinda Dhuka, Ministër i Shtetit dhe Kryenegociatore me BE

Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Toni Gogu, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Lini një Përgjigje