TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 11:51

Hotelet me 5 yje fusin në sherr socilistët, Majko: Unë nuk shkoj tek ato, abstenoj!

Shkruar nga Pamfleti
Hotelet me 5 yje fusin në sherr socilistët, Majko: Unë nuk shkoj
Pandeli Majko

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka deklaruar votën abstenim pasi kolegu i tij socialist, Blendi Klosi propozoi heqjen e taksave për resortet me 5 yje.

Kujtojme se propozimi i Klosit të Komisioni i Ekonomisë, ka sjellë përplasje mes socialistëve. Kujtojmë se edhe Braçe nuk ka përkrahur propozimin e Klosit. 

"Me Klosin ndaj një miqësi shumë të vjetër, dhe kjo është parathënie për të mos krijuar keqkuptime lidhur me disa nga rezervat që unë kam për këtë propozim.

Së pari dëshiroj të them që unë u binda me argumentet se pse duhen brandet dhe mekanizmi i brandeve si presion për rritjen e cilësisë në turizëm.

Por, unë nuk kuptoj pse ky standard duhet të funksionojë si i tillë deri në dhjetor 2026, nëse bëhet fjalë që kjo është një cilësi e përhershme, pse e sillni përsëri për një shtyrje 2 apo 5 vjeçare.

Nëse doni që brandet të jenë si cilësi e turizmit shqiptar, nuk e kuptoj pse duhet të themi që deri në dhjetor 2026 brandet do të vijnë në Shqipëri dhe pas kësaj për të mira e gëzime.

Së dyti, ju thoni që është për nxitjen e investimeve , por në paragraf thuhet “entitetet që operojnë në strukturat akomoduese”. Operojnë dhe investues janë dy gjëra të ndryshme.

Industria jonë e turizmit bazohet në hotele me 3 yje e poshtë, ku unë jam frekuentues i rregullt, shpresoj që ju të kuptoni se unë do të abstenoj për propozimin tuaj", tha Majko.

 

Lini një Përgjigje