TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2025, 16:30

"Rama ka shkatërruar shëndetësinë, rendin dhe sigurinë", Noka takim me emigrantët në Belgjikë: Ju jeni shpresa!

Shkruar nga Pamfleti

"Rama ka shkatërruar shëndetësinë, rendin dhe

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me shqiptarë në Belgjikë. Ai u shpreh se situata në Shqipëri është emergjente, ndërsa shtoi se diaspora është shpresa për ndryshim.

Deputeti Noka theksoi se duhet votuar kundër qeverisë të drejtuar nga kryeministri Rama, me qëllim “që Shqipëria të integrohet në Europë”. Sipas tij, Rama ka shkatërruar shëndetësinë, rendin e sigurinë dhe ka larguar nga vendi 1.1 milion shqiptarë.

“Diaspora është shpresa për ndryshimin, për ta kthyer Shqipërinë drejt Europës, rrugë që është ndërprerë nga regjimi narko-trafikant i Edi Ramës. Situata në Shqipëri është emergjente. Ne sot në Shqipëri kemi një narko-regjim. Ne nuk kemi një kryeministër, siç ka çdo vend i Europës, ne kemi një narko-kryeministër dhe kemi narko-qeveri. Kemi një njeri që vetëm ka mashtruar.

Kemi një njeri, që largoi për 10 vite 1.1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre. Kemi në krye një njeri që ka si qëllim ta shkatërrojë e shpopullojë Shqipërinë, që vendi ynë të kthehet në tokë të djegur për shqiptarët dhe tokë pjellore për krimet e George Soros. Rama ka shkatërruar shëndetësinë, rendin e sigurinë. Drejtori i Policisë shqiptare sot është përfaqësues i mafies. Çdo premtim në fushatë, Rama e kishte mashtrim”, tha deputeti i PD.

Lini një Përgjigje