
Alesia Balliu, e cila nuk u kandidua në zgjedhjet e 11 majit për deputete në Qarkun e Elbasanit, edhe pse nga primaret e PD-së, rezultoi te emrat e votuar, tha se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhje ishte e pritshme.
Ajo deklaroi në MCN se rinumërimi i votave i shërben Partisë Demokratike për të fituar kohë.
“Nuk prisja diçka nga rinumërimi i votave, Partia Demokratike po i shërben për të fituar kohë, po i shërben që funksionarë të lartë zgjedhor të dalin dhe të thonë se u blenë votat.
Rinumërimi shërben për harresë, se duke futur në procedura teknike ligjore të lodhshme njerëzit mërziten dhe kalojnë në harresë dhe nuk flasin më për zgjedhjet, as fitoren e Partisë Socialiste dhe as humbjen e Partisë Demokratike.
Humbja e opozitës ishte e pritshme, që Partia Demokratike të fitojë duhet të përfaqësojë frymë.
Çdo gjë të çonte te fitorja e Partisë Socialiste, dhe aty ku mungon fryma nuk ka si të shkohet te fitorja.
Edhe nesër të futet sërish në zgjedhje, Partia Demokratike do humbë sërish.
Tjetërsimi i votës ndodh, që te blerja e administratës, falja e gjobave, por nuk besoj se dikush tjetër do fitojë mandat nga rinumërimi i votave”, tha ajo.
Lini një Përgjigje