
Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se shkaqet pse koaliconi “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 bashki në zgjedhjet e 14 Majit kanë nisur që në vitin 2017.
Analisti Vangjeli rendit arsyet që sipas tij kanë çuar në këtë rezultat për opozitën, të cilat thotë se janë bojkoti i zgjedhjeve si dhe reforma territoriale.
Gjatë fjalës së tij, Vangjeli thotë se fushata elektorale nuk ka ndikuar shumë në zgjedhjen e votuesve pasi sipas tij, shqiptarët kanë shkuar të bindur për të votuar.
“Ka shumë arsye, po e nis nga detaji që fushata mes dy palëve ka ndikuar në cilësinë e votës, është sipërfaqësor. Shqiptarët që për shkak të fushatës kanë ndryshuar mendimin për të shkuar apo jo në votime ose për të ndryshuar kampion, kanë shkuar nga 1 për qind deri në 8 për qind. Shqiptarët kanë shkuar të bindur.
Shkaqet kanë nisur që nga 2017-ën. Bojkoti kanë qenë arsyeja e këtij dështimi. Fatura e gafave, të dezertimit politik që opozita ka bërë në këto 2 momente, qoftë me reformën territoriale, qoftë edhe me bojkotin e zgjedhjeve, u paguan këtë fundjavë dhe ka edhe këste të tjera. Djegia e mandateve që sot e sulmojnë të gjithë, kanë qenë një shumicë që askush nuk ka kërkuar falje, qoftë nga politika edhe nga media, është pjesë e kësaj fature që u pagua, por këstet vazhdojnë.
Rama me përjashtim të Tiranës, ku bashkëkonkurroi me Veliajn, iu ofroi shqiptarëve një ofertë që e thjeshtëzuar që mund të kalojnë në skajet e kësaj aksiome. Rama e nguliti që ata janë aleatë të perëndimit, kurse Meta dhe Berisha janë e shkuara, miq të Putinit. Fushata e përfaqësuar nga Berisha, nëse nuk shikoje datën në kalender nuk kishte ndonjë ndryshim, ishte e njëjta qasje ndaj kundërshtarit”, tha ai.
Lini një Përgjigje