TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 12:51

I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako del para GJJKO

Shkruar nga Pamfleti
I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako del para GJJKO
Ish-kryebashkiak i Durrësit, Vangjush Dako

Ish-kryebashkiak i Durrësit, Vangjush Dako ka hyrë në sallën e gjyqit në GJJKO, ku do të njohet me akuzat.

Dako, i arrestuar për shpërdorim detyre dy herë, do të njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa është i pranishëm në sallë.

Dhënia e lejes së ndërtimit për një pallat 11 vite më parë në lagjen nr. 5 të Durrësit u bë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.

Pallati pësoi dëmtime pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Pas hetimeve të nisura nga SPAK një vit më parë, u gjetën shkelje nga ana e ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe disa prej ish-zyrtarëve të tjerë.

Në pranga ra edhe biznesmeni Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin arrestimin e Vangjush Dakos dhe të 4 ish-zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, përfshirë ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, si dhe pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farku dhe inxhinieren e kompanisë. Arrest me burg është kërkuar për tre ish punonjëse të Bashkisë së Durrësit.

 

vangjush dako gjkko

Lini një Përgjigje