
Akademiku Artan Fuga është shprehur se rritja e pagave për deputetët dhe ministrat është një lloj pabesie ndaj qytetarëve.
Në një interviste në “Panorama TV”, Fuga tha se kjo krijon një lloj pabarazie në shoqëri dhe sipas tij ka bërë që njerëzit të humbasin besimin te politika.
Fuga shtoi gjithashtu se nëse bazohemi ta akuzat e opozitës se qeveria para 14 majit shtoi në mënyrë artificiale vendet e punës dhe rrogat për të blerë zgjedhjet, me rritjen e rrogave për deputetët sipas Fugës i bie që ka blerë opozitën.
“Kjo rritje për deputetët dhe një pjesë të madhe të administratës, të ishte përpara sesa të konsultohej qytetari. Qytetari u konsultua për zgjedhjet lokale. Fakti që gjendet ky moment është një lloj pabesie. Kjo është gjëja e parë që unë doja të thoja.
Gjëja e dytë që doja të thoja është se ne gjatë fushatës elektorale kemi dëgjuar deputetët e opozitës që të thonë se qeveria u shtoi rrogat, shtoi vende pune në mënyrë artificiale për të marrë rrogën. Pra i bie që nëse qeveria me këto metoda ka blerë zgjedhjet, i bie të ketë blerë edhe deputetët me një paralajmërim që rrogat do të rriten.
Krijimi i kësaj piramide pagash që krijon një distancë mes kësaj burokracie, kjo shtresë bën që qytetari të ketë një lloj zhgënjimi për politikën”, u shpreh Fuga.
Lini një Përgjigje