TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2023, 17:28

I riu e quajti “kryetar” i PD-së, Basha: Kam dhënë dorëheqjen, ende nuk ka nisur ndonjë fushatë

Shkruar nga Pamfleti

I riu e quajti “kryetar” i PD-së, Basha: Kam dhënë

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka organizuar një takim me të rinjtë për herë të parë pas më shumë se 1 viti, që kur u dorëhoq nga posti i kreut të Partisë Demokratike.

Fokusi i diskutimeve ka qenë pjesëmarrja e ulët e të rinjve në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai drejtoi pyetje ndaj të rinjve të pranishëm sa i takon pjesëmarrjes së ulët.

Ndërkohë njëri prej të rinjve të pranishëm teksa mori fjalën, iu drejtua Bashës me fjalën ‘kryetar’. Ky i fundit reagoi duke thënë se ka dhënë dorëheqjen dhe shtoi se ende nuk ka nisur fushata për zgjedhje në PD, duke nënkuptuar mundësinë e kandidimit të tij për kreun e partisë.

Basha: Unë kam dhënë dorëheqjen, më thoni zoti Basha t’i lëmë formalitetet

I riu: Duam që ti të jesh kryetari ynë dhe kryeministri ynë i ardhshëm

Basha: Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, këtu duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar.

basha pd kryetarë

Lini një Përgjigje